Bëni bazën për akullore nga katër përbërës

Për akullore e cila do t’ju shërbejë si bazë për variantet me pemë dhe çokollatë ju nevojiten vetëm katër përbërës

Ata të cilët duan shije neutrale dhe të butë të akullores, do të kënaqen me të edhe pa shtesa të posaçme.

Receta për bazën e akullores:

– 300 gramë ajkë të ëmbël për krem;
– 50 gramë sheqer;
– 3 lugë supe qull misri;
– pak kripë.

Përgatitja:

1. Në enë qitni 200 ml ajkë të ëmbël, sheqerin dhe kripën. Hapeni me thikë gëzhojën e vaniljes, nxirrjani farat dhe qitni në ajkë.

Zieni tretjen në temperaturë mesatare dhe përzieni vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri kur të lirojë avull.

2. Në enë përzieni pjesën e mbetur të ajkës së ëmbël me qullin e misrit. Përzieni ngadalë në tretjen e përgatitur.

Vendosni të gjitha në zjarr mesatar, përzieni dhe zieni përafërsisht 5 minuta, derisa të vëreni që ka filluar të mpikset dhe ulni temperaturën duke përzier edhe 5 minuta derisa tretja të bëhet e dendur.

3. Hiqeni nga zjarri dhe ftoheni tërësisht në temperaturë dhome para se tretjen ta fusni në frigorifer me ngrirje të thellë.

Nëse tretja ka kokrra, përzieni me mikser.