Policia e Kosovës ditën e djeshme ka pranuar një informatë për blerje me para false.
Ankuesi ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës në një dyqan si shitës, nga një i panjohur kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar, raporton Ballkani.info.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si dëshmi kanë konfiskuar monedhën për hetime të mëtejme. /Ballkani.info







