Bella Hadid tejkalon imagjinatën: Videoja e fundit me të brendshme merr tejet vëmendje FOTO+18

Super- modelja, Bella Hadid njihet si një grua që dëshiron të fotografohet me veshje provokuese, por duket se tani ajo ka shkuar shumë larg se që jemi mësuar ta shohim.

Faqja e saj në Instagram herë pas here duket si një faqe për të rritur, por brunja e bukur padyshim që nuk e ka problem me këtë. Ndoshta kjo është arsyeja pse nuk është çudi që ajo ka pothuajse 34 milion ndjekës në profilin e saj në Instagram.

Kohët e fundit, ajo ishte pjesë e show’it të fundit të Rihannas, “Savage X Fenty”, ku u shfaq me një set shumë provokues sadomasohist me dantella të zeza dhe të brendshme seksi, të cilat i plotësoi me çizme të gjatë të zeza dhe doreza të zeza, edhe këto lëkurë.

Bella ka postuar një video nga kjo paraqitje në profilin e saj në Instagram dhe rrjeti mori “flakë”.

Videoja u pëlqye nga më shumë se një milion e gjysmë njerëz në më pak se 24 orë, dhe ndjekësit e “përmbytën” atë me komplimente, por disa nga të famshmit edhe i komentuar pak më ndryshe.

“Martohu me mua”, i shkroi Khloe Kardashian.

“Tani jam heteroseksuale”, i shkroi modeli homoseksual Parker Keith Hill.