Bekim Jashari përkrah peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Në Kuvendin e Kosovës dje është dorëzuar peticioni për bashkimin e Mitrovicës.

Nisma për këtë bashkim dhe peticioni u organizuan nga Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Këtë nismë e përkrahi Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt.

“Nisma e qytetarëve mitrovicas për inicimin e peticionit është legjitime dhe e drejtë e tyre për të kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës”, tha Jashari gjatë takimi të tij që pati me Bahtirin.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar homologun e tij nga komuna e Skenderajt, Bekim Jasharin, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, që vullneti i qytetarëve të Mitrovicës por edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës të bëhet tashmë realitet.