Kosova sot po feston 13-vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Me këtë rast liderët e vendit dhe qytetarë po bëjnë homazhe në Prekaz.

Nga ky vend heroik, pasardhësi i familjes Jashari, Bekim Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, ka thënë se është dashur shumë sakrificë që të vije kjo ditë.

“U dashtë shumë mund e sakrifice për të ardhur te kjo ditë”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

Jashari më tej ka bërë thirrje për unitet e jo përçarje.

“Ne duhet me qenë të bashkuar për t’i çuar proceset përpara, po vazhduam të jemi të përçarë mund të na zgjasin edhe më shumë kohë proceset që ka nevojë ky vend për t’i përfunduar, sidomos për t’i dhënë zhvillim ekonomik këtij vendi”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se vetëm të bashkuar e duke çuar përpara proceset mund të thuhet se është duke u jetësuar amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri dhe pavarësi.