Bekë Berisha ndihmoi KHF Istogu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili vjen nga Istogu Bekë Berisha, i ndihmoj kampionët nga Istogu duke i paisur me rekuizita sportive ne vlerë prej 2749 eurosh.

Postimi i plotë i faqes zyrtare te KHF Istogut:

Klubi i hendbollit Istogu para disa javësh fitoj kupën e Kosovës për heren e dytë radhazi, njeherit klubi jonë ishte ne mesin e 16 skuadrave me te mira ne Europë në ,,Challange Cup” tani është ne prag te trofeut te parë te kampionit të Kosovës pasi ka fituar ndeshjën e parë ne Pejë me rezultat bindës 32:23 ndersa nesër ne Vushtrri zhvillon ndeshjen e dytë ku pritet te stoliset me titullin kampion i Kosovës.

Deputeti i parlamentit te Kosovës z.Bekë Berisha nga Istogu, ne prag te ndeshjes se neserme e cila zhvillohet ne ora:17.00 ne Vushtrri, për sukset e arritura ka shperblyer hendbollistet e Istogut duke ju blerë rekuizitat me te reja te hendbollit për vitin 2019, deputeti Berisha ka blerë rekuizita ne vlerën e 2749 EURO.

Klubi i hendbollit Istogu falenderon deputetin Berisha për këtë shperblim, si dhe për perkrahjen ne te kaluarën qe ja ka bere klubit tonë, njeherit falenderojmë te gjithë ata qytetare, bizneset dhe institucionet qe i gezohen suskeseve tona, qe po na ndihmojnë ne forma te ndryshme.

Ju FALEMINDERIT, Istogu Kampion.