Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se Bekë Berisha do të jetë një nga kandidatët e saj për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u renditur me numrin 4 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.

Berisha, i cili ka qenë deputet në legjislaturat e kaluara dhe është angazhuar në fusha të sigurisë dhe mbrojtjes, hyn sërish në garë për një mandat në Kuvendin e Kosovës.