Behgjet Pacolli thotë se Kosova e ka tronditur botën e futbollit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook ka uruar lojtarët e Kosovës për lojën shumë të mirë që bënë sonte ndaj Anglisë.

“Kosova sonte ka tronditur tërë botën e futbollit. Çfarë ndeshje! Çfarë yje! Bërja e tre golave​​dhe mbrojtja e penalltisë në Angli është të shkruash histori!”, ka shkruar Pacolli.

Kosova humbi me rezultatin 3-5 ndaj Anglisë në stadiumin “Saint Marys” në Southampton. Përkundër që shënuan herët, “Dardanët: e panë vetën në disavantazh 1-5 në fund të pjesës së parë. Megjithatë lojtarët e Kosovës treguan karakter për rrikthim në rezultat.