Bëhet e famshme 16-vjeçarja që gishtin e mesëm e ka 12 centimetra

Të gjithë kemi talente apo tipare të çuditshme që na bëjnë të dallohemi nga njëri-tjetri, por tipari i pazakontë i një vajze ka marrë më shumë vëmendje se shumica.

Olivia Mercea nga Arizona ka një gisht të mesëm jashtëzakonisht të gjatë.

Modelja 16 vjeçare tregoi gishtin e saj në një video të postuar në rrjetin social “TikTok” e cila është parë më shumë se katër milionë herë.

Olivia pranon se ajo kurrë nuk priste që gishti i saj të merrte kaq shumë famë, duke fituar më shumë se 22,000 ndjekës.

Olivia shpreson që gishti i saj do të ndihmojë në fillimin e karrierës, pasi videot e saj kanë tërhequr vëmendjen e një numri njerëzish në industrinë e modelimit.