Bedri Hamza infektohet me COVID-19 për herë të dytë

Kryetari i Mitrovicës jugore, Bedri Hamza ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Hamza ka bërë të ditur se edhe pse i vaksinuar me dy doza të vaksinës antiCOVID, pas shfaqjes së disa simptomave është testuar dhe ka rezultuar pozitiv për herë të dytë,

Hamza tha se është në vetizolim dhe se aktivitetet po i zhvillon nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me Covid-19.

Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunal.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj!.