Foto

Bebe Rexha uron Ditën e Flamurit: Urime 28 Nëntori

Sot është një ditë e veçantë për shqiptarët kudo në botë, pasi po shënohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Emra të njohur kanë bërë urimet e tyre të veçanta duke shfrytëzuar rrjetet sociale, dhe njëjtë ka vepruar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.

Bebe Rexha/Instagram

Pamjet që Bebe ndau me fansat në Instagram, i shoqëroi me këngën “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Bebe në urimin e saj.

Bebe Rexha/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që artistja me prejardhje nga Dibra po vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Ajo së fundmi u shpërblye me çmim në ceremoninë prestigjioze “Billboard Music Awards” për bashkëpunimin me David Guetta “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/