Artistja

Bebe Rexha shfaqet plot stil, ndërsa pozon së bashku me të dashurin

Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është shumë e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo në rrjete sociale është shumë aktive, duke ndarë imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja është parë duke pozuar  nga vetura luksoze.

Në krah të saj qëndronte edhe i dashuri i saj, Keyan Safyari, me të cilën shkëmbeu disa puthje.

“Puthje të vogla”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Këto ditë Bebe është përballur edhe me komente të shumta në rrjet, duke bullizuar për trupin.

Si rrallë herë, artistja ka shkruar në shqip, duke përmendur se në vend që të ngritin njerëzit, ne i ulim ata.