Bebe Rexha shfaqet e mahnitshme në kopertinën e ‘Harper’s Bazaar’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Beba Rexha, po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e saj.

Ajo së fundmi, ka pozuar për kopertinën e Harpar’s Bazar, derisa kjo e fundit feston tetëvjetorin.

Në përshkrimin e kësaj reviste thuhet se ekipi i tyre ka udhëtuar në tetë vende të ndryshme, për t’i mbledhur disa nga emrat më të mëdhenj të artit, përfshirë: Bebe Rexhën, Charlie Puth, Nana Komatsu, Niall Horan, Cecilia Cheung, Madison Kirkbribe, Elena Matei, Gabriela Isler, Olivia Culpo e Zuleyka Rivera.

https://www.instagram.com/p/BzI07QLFcJL/

Bukuroshja jonë është shfaqur mjaft atraktive, ndërsa vjen më ndryshe ngaqë jemi mësuar të shohim.

Se është njëra nga artistet më të suksesshme këtë tashmë e ka dëshmuar, projektet e së cilës pëlqehen në masë të madhe nga publiku ndërkombëtar dhe ai shqiptar.

Sa i përket jetës private, Bebe vazhdon të deklarohet beqare, edhe pse me postimin e fundit ka lënë shumë vend për dyshime kur u shfaq në pishinë në skena të ‘nxehta’ me mikun e saj të ngushtë.