Bebe Rexha ka thënë se djemtë nuk po mund ta përballojnë.

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi është bërë pjesë e ballinës së revistës “Nylon” për të cilën ka dhënë edhe intervistë.

Ajo ka folur për sukseset që ka arritur por duke mos lënë anash edhe jetën private. Nuk ka pasur se si të mos i bëhet pyetje se përse është e vetme prej vitesh dhe përgjigja e Bebes ka qenë epike.

“Mendoj se të gjithë tremben nga unë, djemtë dhe vajzat. Sepse mua më pëlqen të them shumë gjëra dhe ato mendojnë, se do të them gjëra në lidhje me ato. Sidomos djemtë, nuk munden të më përballojnë”, tha ajo për “Nylon”.
https://www.instagram.com/p/Bvt3ts_H1jD/?utm_source=ig_web_button_share_sheet