Bebe Rexha feston ditëlindjen e 34-të, publikon video nga fillimet e saj në karrierë kur ishte shumë më e re

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e 34-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e saj.

Duke qenë e entuziazmuar edhe për një vit më shumë me suksese, Rexha ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video nga e kaluara e saj.

Bëhet fjalë për kohën kur këngëtarja e hitit “I’m A Mess” ishte në fillimet e veta dhe kishte një pamje krejt ndryshe nga ajo që fansat janë mësuar ta shohin sot.

“O Zot, ka qenë një udhëtim i gjatë. Për një tjetër vit më shumë rreth diellit. Falënderuese për të gjithë juve”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos, e cila shoqërohet nën tingujt e këngës “Used to be young” nga Miley Cyrus.

Bebe Rexha përndryshe e feston ditëlindjen e saj të 34-të mes sukseseve të shumta në karrierë, duke përfshirë tri nominime për çmimet “Grammy”, tri albume të publikuara në treg dhe mbi katër hite që janë dëgjuar secili nga mbi një miliard herë në Spotify.