Foto

Bebe Rexha duket atraktive në frymën e festave të fundvitit, ndërsa pozon krah nënës së saj

As festat e fundvitit nuk ikin pa një prekje magjie nga Bebe Rexha, këngëtarja shqiptaro-amerikane e cila ka zgjedhur të organizojë një festë tejet festive në rezidencën e saj në Los Angeles.

E veshur me një fustan të zi magnetik që zbukurohet nga një të çarë anësore, Bebe ka treguar jo vetëm shpirtin e festave por edhe shkëlqimin e saj jetësor.

Në disa nga fotografi që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, Bebe shihet duke përçuar një atmosferë të këndshme dhe festive, në fustanin e dizajnuar nga kreatorja shqiptare Albina Dyla.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo është fotografuar me buzëqeshje ndërsa rrethohet nga dashuria dhe gëzimi i miqve dhe familjes. “Duke i kaluar festat me njerëzit që dua”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e postimeve, duke i ftuar ndjekësit të marrin pjesë në gëzimin e saj përmes imazheve të ndara.

Interpretuesja e hitit të njohur “I’m Good (Blue)” ka arritur të krijojë një ndjenjë të ngrohtë dhe miqësore me këtë festë, ku ajo ka vënë në fokus dashurinë dhe lidhjet e forta që ka ndërtuar.

Bebe e cila është njohur për natyrën e saj të përmbajtur dhe përkushtimin në muzikë, gjithashtu demonstron një mjeshtëri të natyrshme të të qenit nikoqire e mrekullueshme.

Festa e Bebes është një dëshmi e qartë se yjet si ajo dinë të gjejnë kohë për t’u lidhur dhe për të festuar jetën, edhe në mes të një viti plot sfida dhe arritjesh profesionale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në këto imazhe dhe momente të ndara, Bebe jo vetëm që ka argëtuar të pranishmit në festën e saj por ka arritur edhe të prekë zemrat e mijëra ndjekësve nëpër botë që i bashkohen asaj në këtë periudhë të vitit të mbushur me magji dhe ndjenja.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përndryshe po përmbyll një vit shumë të suksesshëm në muzikë, pasi ka nxjerr në shitje albumin e tretë në karrierë të vetë-titulluar “Bebe”, gjersa edhe ka fituar një nominim për çmimet ‘Grammy Awards

2024’ në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “One In A Million”. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram