Bebe Rexha do të jetë edhe një nga prezantueset në MTV Video Music Awards 2019

MTV Video Music Awards do të mbahet në 26 gusht 2019 në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jerseyt.

Sebastian Maniscalco do të jetë nikoqiri i edicionit të 36-të të kësaj ceremonie.

Të nominuara në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Teksa Dua dhe Bebe konkurrojnë njëra-tjetrën në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë ritmike”, Ava Max është e nominuar në kategorinë tjetër si “Artistja e re më e mirë”.

Bebe Rexha tashmë e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e MTV VMA 2019, dhe madje është përzgjedhur si një nga personazhet që do të prezantojë një nga performancat ose çmimet e mbrëmjes.

Këngëtarja shqiptare e bëri të ditur këtë gjë përmes një fotografie të publikuar në Facebook, duke njoftuar se do të jetë një nga prezantueset.

Eventet e tilla të ndarjes së çmimeve çdo vit përzgjedhin dhjetëra personazhe VIP që prezantojnë disa nga performuesit ose ndajnë çmime për artistët, ndërsa nikoqiri është ai që drejton gjithë mbrëmjen.

Bebe Rexha konkurron me dy klipe në kategorinë në të cilën është nominuar: “Call you mine” me The Chainsmokers dhe “Say my name” me David Guetta dhe J-Balvin.

loading…