Bebe Rexha detyrohet ta fshijë një fjali pas reagimeve të shumta në një post

Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këtë ajo e bëri të ditur pak ditë më parë përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ku kishte shkruar “Askush nuk vdes i virgjër, jeta i p*llon të gjithë!”.

Bebe Rexha tregoi edhe se kjo do të ishte fraza e parë e këngës së saj më të re, që do të publikohet së shpejti.

Megjithatë, ajo që nisi si një status i një fjalie të thënë nga Kurt Cobain apo i njohur si Nirvana, përfundoi deri në fshirjen e tij.

Pas kritikave të shumta nga përdoruesit në internet që e panë këtë frazë si të papërshtatshme, Bebe Rexha u shpreh: “Pikë së pari ju mund të futni në këngë një thënie. E së dyti, me siguri do të fitoj miliona më këtë këngë”.

Ndërkohë vëmendje më të madhe mori një status i saj në rrjetin social Twitter, ku tregonte se fjalia është keqkuptuar, dhe se ka dashur të tregojë se ngacmimet janë të këqija për këdo.

“Më ngacmonte një vajzë në shkollë dhe un qaja çdo ditë. E ca ditë më parë shkova të blej një burger dhe shkoj të bëj porosinë, a di kush ishte? Ishte ajo vajza! Të gjithë ata që ju ngacmojnë do të ju servojnë burgera një ditë…i thashë asaj hudhi më shumë turshi”, ka shkruar Bebe Rexha.

Shqiptarja më pas bëri të ditur se e fshiu postimin e saj, për arsye se u keqkuptua nga njerëzit.

“E fshiva postimin tim e mëhershëm. Nuk doli ashtu siç e mendova. Doja vetëm të thoja se ngacmimi nuk është gjë e mirë. Fëmijët në shkollë me të vërtetë më bënin të ndihesha se nuk do të isha askush në jetë dhe ndihem se ja u kam vërtetuar se e kishin gabim”.

Ndërkohë, ditë më parë ajo ak realizuar edhe xhirimet e klipit të kësaj kënge, që do të jetë shumë shpejt i gatshëm për publikun.