Bebe Rexha bën shpenzime të mëdha për festat e fundvitit

Bebe Rexha është bërë gati që të kalojë sa më mirë këto festa të fundvitit.

Vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar dhe sukseset për Bebe Rexhën duket se nuk kanë të ndalur.

Ajo njëherësh është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan imazhe të ndryshme nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Bebe së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet në një supermarket, me shportën e mbushur plot për festat e fundvitit.

E shoqëruar nga qeni i saj, Bear, Rexha thotë se ka kaluar një ditë të këndshme, ndërsa shihet se nuk ka kursyer asgjë për më të dashurit e saj.

https://www.instagram.com/p/B55WF2YlJgP/?utm_source=ig_embed