Beatrix Ramosaj vjen me imazhe tërheqëse, me bikini të kuqe vë në pah fizikun e formësuar

Artistja e njohur, Beatrix Ramosaj, së fundmi ka rezultuar të jetë mjaft e komentuar në faqet rozë.

Bukuroshja brune mundohet që përmes rrjeteve sociale të qëndrojë afër fansave të saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Ndërkohë, në një postim të fundit në Instagram, ajo zgjodhi që të mahnit ndjekësit me disa imazhe atraktive.

Beatrix duket se ka filluar të shijojë pushimet, derisa pozat që mori ajo i kishte realizuar e veshur me bikini të kuqe.

Lëvizjet që këngëtarja merrte para kamerës bënin që t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore.