“Më fal Bora”, Donaldi nuk e bëri, por Beatrixa i kerkon falje moderatores

Treshja Donald-Bora-Beatrix është tema më e diskutuar ditëve të fundit.

Edhe në Prime-in e sotëmtë Big Brother Vip po diskutohet për marrdhënien e Donaldit me Beatrix dhe Borën.

Gjatë fjalës së saj, Beatrix tha është në siklet nga kjo situatë e krijuar, por që ndjenjat për Donaldin vazhdon që t’i ketë të njëjta.

“Jam në siklet, por ndjenja ime për atë nuk ndryshon”, tha Beatrix.

Beatrix po ashtu i kërkoi falje Borës.

“I kërkoj falje Borës”, tha ajo.

Ndërsa Donaldi gjatë fjalës së tij foli për marrëdhënien me Beatrix. Ai shtoi se Trixa i ka pëlqyer që në momentin që është futur në shtëpi.

“Në momentin që ka ardhur Trixa më ka pëlqyer. Nuk doja t’ia pranoja vetës që më pëqente Trixa.

Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë”, tha Donaldi.

Puthja e parë mes Donaldit dhe Beatrixit në shtëpinë e Big Brother VIP ka ndodhur dje.

Pak ditë pasi shprehën pëlqimin për njëri-tjetrit, nuk ka vonuar dhe tanimë ata kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë.

Derisa ishin në dhomën e gjumit, të shtrirë te krevati i Donaldit, ai e puth atë në buzë.