Beatrix Ramosaj, fituese e dy çmimeve në ‘Netët e Klipit Shqiptar’

Të dielën mbrëma në Ulqin është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të 18-të në “Netët e Klipit Shqiptar”.

Në këtë eveniment madhështor këngëtarja Beatrix Ramosaj arriti të rrëmbejë dy çmime.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, ka fituar çmimin për ‘Interpretimi më i mirë femër’ dhe ‘Regjia më e mirë’.

E lumtur për këtë sukses, ajo ka ndarë disa imazhe e video të ndryshme në rrjete sociale.L

“Kjo tregon lumturinë e vërtetë si duket. Fotografitë u realizuan nga e vetmja ime Albërie Hadërgjonaj. Pa ty nëna ime kjo nuk do të ishte. Jam shumë falënderuese. Femrat më të rëndësishme në karrierën time. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe mbështetjen”, ka shkruar ajo.

“Dancing With The Devil nuk ishte edhe aq keq. Unë kam fituar dy çmime. Fituese e çmimit ‘Interpretimi më i mirë femër’ dhe ‘Regjia më e mirë’ në Netët e Klipit Shqiptar 2021. Ne e bëmë këtë”, vazhdoi Ramosaj në tjetrin postim.

“Dancing With the Devil” ndryshe është projekti rikthyes i Beatrix i lansuar në fund të vitit që lamë pas.