Beartit i ‘rrëmbehet’ zemra? Reagon për herë të parë vajza që u fotografua me të

Lidhja e Beartit dhe Teas ishte mjaftë e komentuar në media.

Edhe pse nuk zgjati shumë, dyshja ende gëzojnë famën që kanë marrë që kur u bën pjesë e emisionit ‘Për’puthen’, shkruan Indeksonline.

Dje Bearti ndau një imazh në plazh duke mos shkruar asgjë, ku ka lenë hapësirë për dyshime mos ka nisur lidhje të re.

Lidhur me këtë ka reaguar Juliana (emri i vajzës që e shoqëroi) duke shkruar se asgjë nuk është siç kanë menduar.

“Një reagim i vogël për lajmin që u bë viral: Unë i trajtoj miqtë në mënyrë të barabartë pavarsisht se nga vinë dhe sa të famshëm janë. Unë i le të më përmendin në Instagram dhe ja ku jemi. Nuk jam në lidhje me Beartin. Ai është shoku im dhe kur të kem një të dashur do ta publikoj me shumë nder”, shkroi ajo në një Insta Story.