Nataliya Apostolova

BE përkrah Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në një takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gjatë këtij takimi ai e njoftoi atë me prioretet e tij dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku vuri në pah se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeten prioritet kryesor.

“MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së”, ka thënë ai.

Me këtë rast Apostolova e uroi ministrin Mustafa për detyrën e re.

Ajo tha se BE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është e gatshme të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.