Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se i ka marrë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Të premten, presidentja Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin me arsyetimin se deri më 5 mars nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri. Vendimi u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje që paralajmëroi dërgimin e dekretit në Gjykatën Kushtetuese.







