Bayerni siguron shërbimet e Coutinhos

Philippe Coutinho dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje përmes së cilës lojtari i Barcelonës do të transferohet në Gjermani në formë huazimi.

Megjithatë, Bayerni do të ketë edhe një mundësi blerje në fund të sezonit.

Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor konfirmoi lajmin, ndërsa Valverde la brazilianin jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll.

Kjo lëvizje ndikon drejtpërdrejt në përpjekjet e Barcelonës për të rikthyer Neymar nga PSG, pasi që Barça dëshironte të përfshinte Coutinhon në marrëveshje.

Gjithsesi, kalimi tek bavarezët do të thotë edhe ulje page për Coutinhon, pasi fitimet e brazilianit prej 11 milionë eurosh në sezon që gëzonte te Barça nuk mund ta përballonte Bayerni, por duket se lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në këtë çështje.

loading…