Bayerni “shkel” Tottenhamin

Bayerni ka fituar thellë ndaj Tottenhamit në xhiron e dytë të Grupit B në Ligën e Kampionëve, 2 me 7.

Serge Gnabry realizoi katër gola, dy i shtoi Robert Lewandowski e një tjetër Joshua Kimmich. Te vendasit shënuan Son Heung-Min dhe Harry Kane.

Në këtë grup, Bayerni prin me gjashtë pikë. Crvena Zveda ka tri pikë, ndërsa Olympiacosi e Tottenhami nga një.

loading…