Bayern Munich i rikthehet objektivit të vjetër të merkatos, Hudson-Odoi.
Bavarezët e kërkuan që në merkaton e dimrit djaloshin e talentuar por hasën në rezistencën e klubit anglez por më pas një dëmtim i rëndë la në heshtje një operacion të tillë.
Së fundmi, shtypi anglez ka zbuluar se Bayerni është rikthyer në sulm për 18-vjeçarin me një ofertë prej 25 milionë euro e cila është refuzuar nga Chelsea.
Këta të fundit do të bëjnë të pamundurën që të rinovojnë kontratën e sulmuesit e cila skadon sezonin e ardhshëm.







