Bayern Munich e do Pochettinon në vend të Kovacit

Bayern Munich e ka identifikuar trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon, si zëvendësues të mundshëm të Niko Kovacit.

Gjiganti gjerman është i gatshëm t’i nisë kontaktet me argjentinasin Pochettino për pozitën e trajnerit.

Sipas Sport1, Bayerni po mendon seriozisht për një zëvendësues të kroatit Kovac në stolin e skuadrës dhe e sheh Pochettinon si opsionin më ideal.

Kovac është nën presion të madh për shkak të mungesës së vazhdimësisë që skuadra e tij e ka treguar në këtë fillim sezon, prandaj klubi bavarez po mendon ta lirojë nga detyra atë.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, e ka zgjedhur Pochettinon si njeriun e duhur për ta zëvendësuar atë.

Opsion tjetër është edhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag.

loading…