Bayern i thotë jo Wengerit!

Arsene Wenge është përjashtuar si mundësi për të marrë drejtimin e Bayern Munich

Pas fjalëve të Arsene Wenger se nuk është kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Bayern Munich edhe pse francezit 70-vjeçar do t’i pëlqente të ulej në stolin e kampionëve të Gjermanisë ka ardhur edhe përgënjeshtrimi i Bild, gazetës së njohur gjermane që bëri publik lajmin se Wenger ishte shumë pranë stolit të bavarezëve.

Bild ka korigjuar gjithçka teksa shkruan se ka qenë vetë Arsene Wenger që ka kontaktuar drejtuesit e Bayern Munich, por shefi ekzekutiv i bavarezëve Karl Heinz-Rummenigge i ka thënë jo francezit pasi po shikon për alternativa të tjera.

loading…