Sulmuesi i Valencias

Batshuayi drejt Romës

Michy Batshuayi mund të transferohet te Roma gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi belg i Valencias, i cili është në pronësi të Chelseat, i kontaktuar nga drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, duket se ka dhënë dritën jeshile për një transferim të tillë.

Tashmë drejtuesi i Romës duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me Valencian, por edhe me Chelsean, që zotron kartonin e 25-vjeçarit.

Batshuayi, duket se nuk po ambientohet si duhet në Spanjë, ndryshe nga sezoni i kaluar, ku i huazuar nga Chelsea te Dortmundi për 6 muaj, bëri paraqitje shumë të mira.

Valencia e huazoi sulmuesin në verë në një marrëveshje 1-vjeçare me “Blutë e Londrës”.