Publicisti i njohur shqiptar Baton Haxhiu, ka komentuar reagimet në opinon, pas deklarimit të tij që kishte bërë bujë rreth kërcimit të ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se humori e ka lënduar të vërtetën e tij.

Duke kërkuar që të merren me seriozitet hisotirë sic ka qenë ajo, Haxhiu ka treguar edhe një histori tjetër të Veselit.

“Nuk e di a do ta besoni ju, por z. Veseli ka ecur mbi 100 kilometra rrugë, i ngarkuar me armatim më shumë se sa pesha e trupit të tij. E di që do ta montojnë në fotografi ashtu të mbushur me armatim për t’u tallur, por nuk është koha për të bërë këtë”, u shpreh ai në Kanal10, raporton 02PRESS.com

Ai u shpreh në këtë mënyrë për të marrë gjykim të drejt, tregimi i tij rreth veprimtarisë së Veselit, në kohën e luftës në Kosovë.