Pleshinë

Bastiset një shtëpi në Ferizaj, gjenden pistoletë me 11 fishekë

Është bastisur dje një shtëpi në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, atje policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë.

 I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Pleshinë, Ferizaj  03.01.2024 – 18:30. Njësit policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.