Nuk përjashtohen sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë, pas tensioneve në brigjet e Krimesë.
Këto sanksione do të shqyrtohet në dhjetor, ka njoftuar kryediplomatja austriake, Karin Kneissl, vendi i të cilës ka presidencën e radhës së BE-së.
“Mbi çështjen e sanksioneve shtesë, kjo mbetet për t’u përcaktuar. Do të kemi një këshill evropian të përbashkët në dhjetor”, ka thënë Kneissl pas një takimi në Berlin me homologun e saj gjerman, Heiko Mass.
“Gjithçka varet nga sjellja e dy palëve luftuese. Por, kjo do të analizohet”, ka shtuar ajo.







