Bashkëshortja e Sulejman Selimit godet Kurtin: Nise ta luash rolin e perëndisë

Bashkëshortja e Komandantit Sylejman Selimi, Kimete Selimi nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar shkarkimin e Albin Kurtit përmes mocionit të mosbesimit.

Selimi ka shkruar se Kurti do të mbahet mend vetëm për shkarkimet që i ka bërë gjatë 51 ditëve të qeverisjes së tij. Ajo ka shkruar se Kosova ka pasur nevojë për ndryshim, mirëpo që Kurti nuk ishte i interesuar për ndryshim.

“Ti nuk ishe për ndryshim. Ti nise ta luash rolin e perëndisë’, ka shkruar Selimi.