Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, ajo e shoqëruar nga avokati i saj, është duke u intervistuar në këto çaste nga hetuesit e Departamentit të krimeve të rënda.
Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.
Ndryshe, Ema Radojiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.








