Bashkëshortja e Iker Casillas në betejë me kancerin

Nuk përfundojnë dramat në familjen e portierit legjendar Iker Casillas. Vetëm tre javë pasi ylli spanjoll i ra atak në zemër gjatë stërvitjes me klubin portugez Porto, bashkëshortja e tij Sara Carbonero zbuloi se po lufton kancerin në vezore.

Carbonero bëri njoftimin shokues të martën. Në një postim emocional në mediat sociale, ajo shkroi: “Kur nuk e kemi marrë akoma veten nga një shok, jeta na befasoi sërish. Këtë herë jam unë. Ajo fjalë me gjashtë gërma që nuk guxoj ta shkruaj.”

Gazetarja sportive zbuloi se iu është nënshtruar një operacioni.

“Disa ditë më parë gjatë një kontrolli, mjekët zbuluan një tumor ovarian malinj dhe më operuan,”-tha Sara. “Gjithçka shkoi mirë dhe për fat të mirë e kapëm në kohë. Por më presin disa muaj luftë, ndërsa marr mjekimin përkatës.”

Gazetarja shfaqet shumë optimiste ndërsa shprehet se rruga e saj do jetë e vështirë por do ketë fund të lumtur.

“Jam e qetë dhe e sigurt se gjithçka do jetë në rregull. E di që rruga është e vështirë, por gjithashtu do ketë një fund të lumtur,”-u shpreh 35-vjeçarja.

Sara ka dy djem me Casillas dhe ndihmoi në organizmin e festës së 38-vjetorit të portierit të hënën, para se të lajmëronte lajmin e hidhur mbi gjendjen e saj shëndetësore.