Bashkëpunimi që pritet të mbyllë vitin, Ylli dhe Kida bëhen bashkë!

Kida dhe Yll Limani janë dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Artistët kanë prapa vetes një numër të madh hitesh si dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare por nuk kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin asnjëherë.

E ky moment duket se ka ardhur. Mësohet se Kida dhe Ylli janë bërë bashkë për këngën e radhës.

Duket se dyshja e ka nisur punën rreth këtij projekti pasi kanë publikuar pamje nga studio ku po punohet kënga dhe ne mezi po e presim.