Bashkëluftëtari i Adem Jasharit bëhet pjesë e Kryesisë së PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesisë e re të Partisë. Në mesin e emrave të anëtarëve të Kryesisë është edhe Jakup Nura i cili është një nga themeluesit e UÇK-së dhe aksionistët parë të UÇK-së. Ai vjen nga një familje e madhe patriotike ku edhe vëllau i tij është dëshmor i atdheut. Ai është një nga njerëzit më të afërm të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në disa fotografi të viteve 90′, shihet Jakup Nura në shoqëri me Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e disa ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Ndërkohë, Memli Krasniqi ka zgjedhur emrat e anëtarëve të rinj që janë:

Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.