“Bashkë dhe Krenarë – Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Me moton “Bashkë dhe krenarë” ka nisur “Parada e Krenarisë” në Prishtinë.

Tubimi ka filluar në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në orën 12:00 ka filluar ecja drejt sheshit e cila do të përfundojë tek sheshi “Zahir Pajaziti” me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Parada do të përfundojë më një koncert të shkurtër.

Në këtë paradë janë parë edhe fytyra të ndryshme publike, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, që kanë dalë në mbështetje të këtij komuniteti.

Kujtojmë se paradës i kanë paraprirë aktivitete të shumta përgjatë Javës së Krenarisë.

Përmes këtyre aktiviteteve është synuar fuqizimi i personave LGBTI. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare.