Dimal Basha

Basha: Dinari s’është valutë e jona dhe s’bëhet temë e dialogut në Bruksel

“Dinari nuk është valutë e Republikës së Kosovës, këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështu që nuk është temë që e trajton Kosova. Është paradoksale me thirrë BE për me debatu për dinarin kur vet BE e ka valutë euron”.

Kështu deklaroi në televizionin publik deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Lidhur me ftesën që i është bërë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel për të diskutuar për çështjen e dinarit në Kosovë, Basha tha se dinari nuk bëhet temë e dialogut sepse ne dialogojmë për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbi si shtete të pavarura, e jo për ti trajtuar problemet e Vuçiqt.

Basha më tej sqaroj se qytetarët kanë të drejtë t’i mbajnë në llogaritë e tyre bankare të gjitha valutat, por transaksionet dhe shitblerjet duhet të bëhen vetëm në euro.

Në anën tjetër, lidhur me deklarimet e fundit nga SHBA, deputeti i VV-së Dimal Basha tha se raportet mes Kosovës e Amerikës nuk janë të lëkundura.

“Si mospajtimet në familje, normal që të mbetet hatri ndonjëherë sepse e do shumë, por megjithatë smund ta duash të nesërmën më pak, tha mes tjerash Basha.