Barzagli mungon 2 muaj
Juventusi ka marrë një goditje mëngjesin e të martës, pasi mësoi se qendërmbrojtësi Andrea Barzagli, do të mungojë dy muaj si pasojë e lëndimit në kofshë.
Sipas Calcio News 24, Barzagli e ka dëmtuar rëndë kofshën dhe do të mungojë 45 deri në 60 ditë.
37-vjeçari i ka luajtur vetëm 200 minuta për Juventusin këtë sezon, por nuk pritet të kthehet deri pas Vitit të Ri.
Italiani do t’i humbasë ndeshjet ndaj Interit, Romës dhe Torinos, si dhe ndeshjen e Juventusit ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve dhe kundër Milanit në Super Kupën e Italisë.