Barella pranë transferimit te Interi
Nicolo Barella, është gjithnjë e më pranë Interit.
Mbrëmjen e të hënës ka patur një tjetër takim mes drejtuesve të Interit dhe presidentit të Cagliarit Tommaso Giulini për të gjetur një akord duke patur parasysh që dëshira e lojtarit është një dhe e vetme të transferohet te skuadra e Antonio Contes.
Në marrëveshje ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillim nuk do të përfshihet asnjë lojtar tjetër, pasi Marotta dhe Ausilio kanë vendosur të paguajnë 45 milionë euro plus bonuset për Barellan edhe pse mbetet ende për t’u përcaktuar edhe formula.
Gjasat janë që mesfushori i kombëtares italiane të transferohet te zikaltërit në formë huazimi me detyrim blerjeje.