Bardhyl Meta i reagon Blerimi Latifit: Ke shumë të drejtë Blerim, po na e fyen inteligjencën

Deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se nëse ai zgjedhet Kryetar i partisë do të ketë vija të kuqe me të gjitha partitë para zgjedhjeve ka shkaktuar përplasje mes ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta, dhe këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifi.

Latifi sot reagoi ndaj deklaratave të Hazirit, duke i quajtur fyerje e inteligjencës.

“Në fushatat elektorale thuhen shumë gjëra që ta ofendojnë inteligjencën. Këta që po dalin e thonë se kemi vija të kuqe e nuk bëjmë koalicione, janë të parët që kanë filluar këtë ofendim publik të qytetarëve”, ka thënë Latifi.

E me të njejtën gjuhë ka reaguar edhe Bardhyl Meta, ish-deputeti i LDK-së.

Meta përmes Facebookut e ka quajtur fyerje të inteligjencës, deklaratën e Veselit se PDK-ja do të dal fituese e zgjedhjeve.

“Unë besojë, se Blerim Latifi, këtë të vërtetë, e ka thanë pasi ka mësuar dërdëllitjet e fundit, si në halucinacione të shefit të tij, Kadri Veseli, njëherësh edhe Kryetar i PDK-ës, kur deklaronte se: PDK i beson qytetarëve ashtu siç qytetarët i besojnë PDK-së – dhe se (z. Kadri Veseli) është i bindur se PDK-ja do të dal fituese, (bilës) me një rezultat shumë bindës”, ka shkruar Meta.

Ai i ka thënë Latifit se ka shumë të drejtë, duke iu referuar deklaratës së Kryetarit të PDK-së se kjo po që na fyen inteligjencën.

loading…