Bardhi zbulon se do të sjell edhe katër projekte të reja muzikore deri në fund të vitit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja.

Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ai ka ndarë një pjesë të shkurtër të një prej këngëve të reja.

Reperi nga kumanova më pas në një tjetër postim zbuloi se deri në fund të vitit do të lansojë edhe katër projekte të reja.

“Tri bashkëpunim dhe një solo, edhe katra deri në Vitin e Ri”, ka shkruar Bardhi në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që reperi aktualisht po shijon suksesin e dy këngëve të tjera të reja që solli së fundmi.

Foto: Bardhi/Instagram

“Zhytem x Prap” mban titullin projektin që Bardhi lansoi pak javë më parë dhe ditëve të fundit solli bashkëpunimin me Aida Docin dhe Florian Tufallari “Katile”.

Ndërsa, reperi gjithashtu mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/