Barcelona prezanton fanellën e re unike

Klubi i madh katalunas, Barcelona ka prezantuar fanellat e reja të para që do t’i bart në sezonin 2019/20, ku kanë një dizajn dhe frymëzim unik.

Barcelona ka bërë një ndryshim sa i përket fanellave të tyre tradicionale, pasi ka ndërruar vijat me katrorë për herë të parë në historinë e klubit.


Dizajni i ri i fanellave thuhet se merr frymëzimin nga qyteti i Barcelonës duke përfshirë blloqet karakteristike, shtëpitë dhe ndërtesat më emblematike të dizajnuara nga arkitekti i madh Antoni Gaudi.

Fanella e re e klubit katalunas është dizajnuar edhe kësaj radhe nga kompania e mirënjohur Nike.

Fanella gjithashtu ka edhe flamurin e Katalunisë në pjesën e përparme, ndërsa të gjitha klubet e Barcelonës në sporte të ndryshme do të bartin këto fanella.