Barcelona mposht Interin

Barcelona ka mposhtur Interin në xhiron e dytë të Grupit F në Ligën e Kampionëve me rezultat 2 me 1.

Kjo fitore e katalonasve erdhi me përmbysje, pasi Interi arriti epërsinë i pari pas vetëm tre minutash lojë.

Lautaro Martinez kaloi Interin në epërsi, ndërsa Barçën e ktheu në lojë Luis Suarez me dy gola në pjesën e dytë.

Barça ka katër pikë pas dy ndeshjeve dhe është në pozitën e dytë të grupit, me Dortmundin që është lider me po ashtu katër pikë. Interi e Slavia e Pragës kanë nga një pikë në dy pozitat e fundit.

loading…