Barcelona interesohet për Cancelon

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, portugezin Joao Cancelo që është pjesë e Juventusit, përcjellë “AS”.

Cancelo 24-vjeçar, këtë edicion po shkëlqen te Juventusi dhe Barcelona e sheh si lojtarin e duhur për të mbuluar pozitën e mbrojtësit të djathtë, pasi Sergi Roberto e Nelson Semedo nuk po bindin.

Cancelo te Juventusi u transferua nga Valencia para fillimit të këtij ediiconi për 40 milionë euro dhe me italianët ka kontratë deri në vitin 2023.