Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarezit

Erick Abidal prej kohësh po punon për të gjetur sulmuesin ideal për Barcelonën, i cili do të marrë vendin e Luis Suarez, që tashmë është 32 vjeç.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se sulmuesi i Evertonit, Richarlison është ndjekur nga afër nga agjentët e klubit katalanas dhe po shikohet mundësia për të vijuar me hapat e tjerë drejt 21-vjeçarit.

Sulmuesi brazilian u ble nga Watford për 40 milionë euro këtë merkato vere dhe vlera e tij vetëm është rritur më shumë, me paraqitjet pozitive, ku këtë sezon ka shënuar 12 gola në Premier League.

Aktualisht vlera e tij në “Transfermarkt” llogaritet në 45 milionë euro.

Kujtojmë që Barcelona ishte shumë pranë akordit me Luka Jovic, por marrëveshja u prish, pasi Real Madridi u fut fuqishëm për të marrë sulmuesin serb në “Bernabeu”.