Barça fiton në udhëtim te Getafe

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Getafe.

Klubi mysafir shënoi fitore prej 0 me 2.

Luis Suarez shënoi golin e parë në minutën e 41 pas asistimit nga portieri Ter Stegen.

E në pjesën e dytë epërsinë e dyfishoi Firpo Junior.

Në minutën e 82 Barça mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Pas kësaj fitore Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, derisa Getafe në vendin e 11 ka 7 pikë.